☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.86 ▼15.13%
ARI 4,828 ▲3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,282 ▲ +3.68% ETH $2,232 ▲ +5.91% XRP $1.3689 ▲ +4.04% SOL $84.4800 ▲ +5.79%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.86 ▼15.13 % ARI 4,828 ▲3.06 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.86 ▼15.13 % ARI 4,828 ▲3.06 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

PDK pas vendimit të Kushtetueses: Vazhdojmë me Misionin e Ri

pdk-pas-vendimit-t-euml-kushtetueses-vazhdojm-euml-me-misionin-e-ri_2_hdPartia Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO119/14, në lidhje me kërkesën e 30 deputetëve për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën konstituive të datës 17 Korrik 2014.

Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson këtë vendim si një akt të vendosjes së kushtetutshmërisë në vend dhe si një tregues të fuqishëm se vullneti i qytetarëve të Kosovës, i shprehur në zgjedhjet e përgjithshme të datës 8 qershor, është suprem dhe i patjetërsueshëm.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë këtë vendim meritor, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se si prijëse e proceseve shtetformuese në Republikën e Kosovës, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që të implementojë Misonin e Ri për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane. Edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës”, vazhdon reagimi i PDK-së.

Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje për punën profesionale të ekipit të saj, të udhëhequr nga akademik Arsim Bajrami.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.