☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

PEKIN – Kina i kërkon SHBA -së heqjen e tarifave përpara vizitës së presidentit Xi

PEKIN, 27 gusht /ATSH-AA/ – Kina dhe SHBA-ja duhet të punojnë për të kapërcyer pengesat ndaj kontakteve të nivelit të lartë, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, përpara vizitës së planifikuar të presidentit Xi Jinping në Washington muajin e ardhshëm.

Pekini dhe Washingtoni “duhet të zbatojnë me seriozitet konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, si dhe të eliminojnë pengesat dhe të kapërcejnë vështirësitë për shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve”, citoi agjencia e lajmeve Xinhua të ketë thënë Wang.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me ambasadorin e SHBA-së në Kinë, David Perdue, në Pekin.

Sipas një deklarate të shkurtër të ambasadorit amerikan, të dyja palët zhvilluan “diskutime produktive” lidhur me “përgatitjet për vizitën reciproke të presidentit Xi në Washington”.

“Duke punuar së bashku për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive të stabilitetit strategjik, të bazuar në drejtësi dhe reciprocitet”, shkroi Perdue në rrjetin social amerikan X.

Xi pritet të vizitojë SHBA-në muajin e ardhshëm, në kohën kur liderët botërorë do të jenë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi vizitë shtetërore në Kinë në maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.