☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.39 ▼0.06%
ARI 4,156 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $84,009 ▼ -2.14% ETH $2,615 ▼ -3.65% XRP $1.4660 ▼ -2.46% SOL $118.4700 ▼ -1.68%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.39 ▼0.06 % ARI 4,156 ▼0.74 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.39 ▼0.06 % ARI 4,156 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

PEKIN – Kina kundërshton nismën e Gjermanisë dhe Francës për mbrojtjen e tregut evropian

PEKIN, 7 tetor /ATSH-DPA/- Kina ka kritikuar Gjermaninë dhe Francën për thirrjet e tyre për masa të reja, për të mbrojtur kompanitë evropiane nga praktikat e padrejta tregtare.

“Mbrojtja e tregut nuk e rrit konkurrueshmërinë”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë së Kinës.

Ai shtoi se shkëputja ekonomike dhe ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit, do t’u shkaktonin dëme vendeve të tjera, pa sjellë përfitime për ekonominë vendase.

Ministria kineze tha se Gjermania dhe Franca duhet të vazhdojnë të mbështesin tregtinë e lirë dhe tregjet e hapura, si dhe të respektojnë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Pekini u kërkoi të dyja vendeve të mos e shtyjnë Bashkimin Evropian drejt përdorimit të masave proteksioniste, si dhe të mos i kthejnë çështjet ekonomike dhe tregtare në çështje politike.

Të hënën, Gjermania dhe Franca kërkuan sërish që BE-ja të marrë masa kundër praktikave tregtare të padrejta të vendeve të tjera.

Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se praktikat që shtrembërojnë konkurrencën në treg, po dëmtojnë kompanitë evropiane dhe po krijojnë një varësi gjithnjë e më të madhe nga furnizues të huaj.

Sipas tyre, masat që BE-ja ka aktualisht nuk janë më të mjaftueshme. Për këtë arsye, ata propozuan dy masa të reja.

E para ka të bëjë me diversifikimin e furnizimeve. Kjo do të thotë që kompanitë të mos varen shumë nga furnizuesit e një vendi të vetëm. Për shembull, një kompani evropiane të mos marrë pothuajse të gjitha produktet e saj nga vetëm një shtet.

Masa e dytë do të krijonte një procedurë të përshpejtuar për përjashtimin e një vendi nga tregu i përbashkët evropian. Në raste të caktuara, BE-ja do të mund të kufizonte ose ndalonte më shpejt aksesin e një vendi në tregun e saj.

Në letrën e tyre, liderët gjerman dhe francez nuk përmendën konkretisht asnjë shtet. Megjithatë, në sfond të kësaj kërkese qëndron kryesisht politika tregtare e Kinës.

BE-ja ka një deficit shumë të madh tregtar me Kinën, që do të thotë se importon nga Kina shumë më tepër mallra sesa eksporton drejt saj. Për këtë arsye, BE-ja dëshiron të mbrojë industrinë evropiane nga konkurrenca kineze.

Kritikat e Kinës vijnë përpara raundit të ri të bisedimeve tregtare. Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic pritet të udhëtojë në Pekin të enjten dhe të premten, ku do të zhvillojë bisedime me ministrin kinez të Tregtisë, Wang Wentao, për marrëdhëniet ekonomike të tensionuara mes BE-së dhe Kinës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.