Pekini dënon kritikat e Pompeo-s për ndërhyrjen në punët e brendshme
Në një konferencë shtypi të organizuar të martën në Pekin, z. Geng theksoi se qeveria qendrore e Kinës do të vazhdojë ta mbështesë qeverisjen sipas ligjit të kryeekzekutives, të përkrahë palëkundur policinë hongkongase në zbatimin e ligjit dhe institucionet ligjore të dënojnë shkatërruesit e dhunshën sipas ligjit përkatës.
“Deklaratat e ditëve të fundit nga pala amerikane tregojnë motivet e ndërhyrjes në problemin e Hong-Kongut dhe standard të dyfishtë mbi krimet e dhunshme. ShBA-ja i quan zbatimin normal të ligjit të policisë hongkongase dhe veprimet e dhunshme të radikalistëve si përdorim të njëjtë të dhunës, të cilat janë një paradoks i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha z. Geng.
Ai vuri në dukje se pasi Hong-Kongu iu kthye atdheut në vitin 1997, Britania ka përmbushur të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë e saj për këtë rajon sipas “Deklaratës së Përbashkët Kinë-Mbretëri e Bashkuar”.
Pala amerikane nuk ka asnjë bazë ligjore dhe të drejtë të bëjë kritika të papërgjegjshme për gjendjen e tanishme në Hong Kong, duke iu referuar këtij dokumenti.
“I bëjmë thirrje palës amerikane të respektojë si duhet sovranitetin e Kinës, të mos bëjë komente të papërgjegjshme, të ndalojë shpërfilljen e krimeve të dhunshme në Hong Kong dhe të ndërpresë ndërhyrjet në punët e brendshme të Kinës. Dua të ritheksoj se Kina mbron me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit, është e vendosur në zbatimin e politikës ‘Një vend, dy sisteme’ dhe e palëkundur në kundërshtimin e ndërhyrjes së çdo force të huaj në çështjen e Hong Kong-ut”, theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze.
Për kritikat e Mike Pompeo-s për sistemin politik shtetëror dhe politikat e Kinës, Geng shprehu shpresën se sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit do të braktisë ideologjinë e Luftës së Ftohtë dhe konceptin e lojës së shumës zero, duke i trajtuar saktë marrëdhëniet dypalëshe.