☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Drejtuesi rus i ‘Sigurisë së Informacionit’ vjen si ambasador në Shqipëri

Mihail Yurevich Afanasjev do të jetë ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë. Ai ka dorëzuar më 16 nëntor letrat kredenciale te presidenti Ilir Meta.
Mbërritja e ambasadorit të ri është pasqyruar edhe në faqen e Ambasadës së Rusisë në Tiranë, por pa dhënë shumë detaje mbi karrierën e tij diplomatike.
“Në Tiranë ka mbërritur Ambasadori i ri i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, z.Mihail Afanasiev. Z.Afanasiev ka lindur në vitin 1954. Karrierën diplomatike e filloi në vitin 1980. Ai ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit. Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si Ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të Tij në Shqipëri ka drejtuar një nga departamentet e MPJ-së. Është i martuar, ka një vajzë”, shkruhet në biografinë e ambasadorit Afanasjev.
Ndonëse nuk thuhet në njoftimin e Ambasadës, Top Channel ka mësuar informacione shtesë mbi karrierën e ambasadorit rus.
Përpara se të mbërrinte në Tiranë, Mihail Yurevich Afanasjev ka drejtuar Departamentin për Informacionin Mbështetës në Ministrinë e Jashtme ruse. Edhe pse informacionet mbi aktivitetin dhe fushat që mbulon ky department janë të pakta, mësohet se një prej objektivave kryesor të punës është siguria e informacionit.
Afanasjev ka udhëhequr disa reforma për forcimin e sigurisë të informacionit dhe teknologjisë në Ministrinë e Jashtme ruse.
Njohës i gjuhës angleze dhe franceze, Mihail Yurevich Afanasjev ka qenë këshilltar në Ambasadën e Rusisë në Paris në vitet 1995 – 1999, ndërsa në 1993 – 1994 ka qenë drejtor i Departamentit për Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Ministrinë e Jashtme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.