Pekini drejtuar Trump: Lidhjet tregtare dhe problemi bërthamor koreano-verior dy çështje të ndryshme
Kina u shpreh sot në lidhje me SHBA për të mos përfshijë çështjen bërthamore koreano-veriore në diskutimet për tregtinë mes dy fuqive, pas një postimi në Twitter të presidentit amerikan Donald Trump dukeakuzuar Pekinin për mosveprim përballë Phenianit.
“Ne vlerësojmë se problemi i çështjes bërthamore koreano-veriore dhe shkëmbimet tregtare kino-amerikane janë dy çështje të ndryshme, që i përkasin fushave krejt të ndryshme”, pohoi zëvendës-ministri kinez i Tregtisë, Qian Keming, me rastin e një konference shtypi.
Këto çështje nuk duhet të diskutohen në mënyrë paralele”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, marrëdhëniet tregtare sino-amerikane në tërësi janë reciprokisht të dobishme në të dy vendet dhe SHBA ka marrë përfitime të konsiderueshme në sajë të tregtisë dypalëshe dhe bashkëpunimit në planin e investimeve ”, u shpreh ai.