☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,605 ▲0.34%
DOW 46,616 ▲0.24%
NASDAQ 21,984 ▲0.48%
NAFTA 112.01 ▲0.42%
ARI 4,684 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,634 ▲ +3.32% ETH $2,138 ▲ +3.63% XRP $1.3386 ▲ +2.76% SOL $81.6400 ▲ +2.06%
S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,616 ▲0.24 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.01 ▲0.42 % ARI 4,684 ▲0.09 % S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,616 ▲0.24 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.01 ▲0.42 % ARI 4,684 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Peleshi: Programi i rritjes ekonomike po zbatohet me sukses

1301-Zevendeskryeministri-Niko-Peleshi-Foto-ATSH--525x350Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha të enjten në Kuvend se në sajë të reformave të ndërmarra nga qeveria programi i rritjes ekonomike sot ka nisur të zbatohet me sukses.
Duke marrë fjalën gjatë diskutimit të buxhetit faktik për vitin 2013, numri dy i qeverisë theksoi se ky është një moment reflektimi për qeverisjen, e cila erdhi në pushtet një vit më parë, ndërsa vendi qeverisej nga keqmenazhimi dhe papërgjeshmëria e atyre që rrezikuan ta çojnë ekonominë drejt greminës financiare.
“Periudha e parë e vitit 2013, janar-shtator, shënon momentin kur financat shqiptare po shkonin drejt një gremine financiare. Ndaj qeveria e re e nisi punën me një program, ku në krye të radhës ishte emergjenca e rimëkëmbjes dhe e shpëtimit të financave dhe më pas programi i ritmit të rritjes ekonomike, i cili sot ka nisur të zbatohet duke kryer me sukses disa reforma strukturore, që janë në proces implementimi”, u shpreh Peleshi.
Ai përmendi vlerësimet pozitive nga agjenci prestigjioze financiare dhe nga institucione si FMN e Banka Botërore, që vazhdojnë të ruajnë të njëjtën pritshmëri për Shqipërinë për një rritje ekonomike më shumë se 2.1%.
“Kur flasim për janar-shtator, tha Peleshi, buxheti i shtetit iu nënshtrua jo vetëm problemeve që buronin nga dobësitë sistemike, shembulli i qartë i kësaj është i famshmi tremujor i dytë i vitit 2013, i cili është dhe referenca më e keqe për të realizuar trendin e rritjes ekonomike të Shqipërisë”.
Sipas zv/kryeministrit ishte ky tremujor i para zgjedhjeve të 23 qershorit, kur qeveria ‘shtrydhi’ të gjitha burimet dhe energjitë e veta financiare për të rritur investimet dhe për të vjelë efektet. “Një nga rastet më flagrante që ilustron abuzimin në menaxhimin e financave publike, para zgjedhjeve, është mënyra se si u soll qeveria për detyrimet ndaj personave me aftësi të kufizuar. 94% e fondit të parashikuar në buxhet për këtë kategori u shpenzua deri në muajin qershor, pikërisht në kohën e fushatës zgjedhore. Hendeku prej 38.7 miliardë lekësh, i krijuar nga performanca e dobët e administratës fiskale, rritja e deficitit në masën 29% dhe mungesa e likuiditetit me 9 miliardë lekë sollën humbjen e qëndrueshmërisë së buxhetit dhe paaftësinë e tij për të kryer rolin stabilizues që i takon”, u shpreh Peleshi në seancën e sotme të Kuvendit.
Një nga masat e para që ndërmori qeveria për stabilizimine e gjendjes ekonomike, tha ai, ishte amendimi i ligjt të buxhetit të viti 2013 për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë dhe për të likujduar detyrimet e prapambetura. Kjo faturë, nënvizoi zv/kryeministri, që kapte shifrën e 72 miliardë lekëve ose 720 milion dollarëve, ishte një shifër më e madhe se ajo e investimeve gjatë një viti fiskal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.