Ekonomia

Për 7 muaj fluturime nga Kukësi, Haxhinasto: Koncesion ose investim 3 milionë euro

Fluturimet ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit mund të nisin në fund të vitit. Në një intervistë për Top Channel ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto thotë se operimi i aeroportit mund të jepet me koncesion ose mund të menaxhohet përmes një kompanie publike.

Ky i fundit është opsioni më i mundshëm, por nevojitet një investim prej rreth 3 milion euro.

“Ne mendojmë se në një gjendje normale, deri në fund të vitit aeroporti dueht të jetë operacional. Ka dalë një faturë prej 3 milionë euro për ndërhyrje. Besoj që ka nevojë për një rishikim të kësaj situate, e pastaj ka nevojë për ndërhyrje. Ose do të vazhdojmë me investime me para publike”, thotë Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.

Haxhinasto konfirmon se janë dy operatorë low cost, Ryan Air dhe Wizz Air që kanë shprehur interes konkret, madje kanë bërë dhe inspektimin e pistes dhe terminalit.

“Veçanërisht kompanitë low cost, dy prejt tyre kanë ardhur, e kanë vizituar e inspektuar dhe kanë qënë në pritje të hapjes, së heqjes së ekskluzivitetit për t’u përgatitur dhe ata në mënyrë konkrete për mundësinë e përdorjes së këtij aeroporti si një bazë e mundshme. Veçanërisht për kategorinë loë cost”, tha Haxhinasto.

Ndërsa për aeroportet në jug të Shqipërisë qeveria ka porositur një studim fizibiliteti për të zgjedhur vendin se ku do të ndërtohet terminali dhe pista e parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button