KryeartikullOpinion

Për avokatët e rremë të Berishës dhe mbështetësit idealistë të tij

Nga Mero Baze

Shikoni njoftimet për shtyp të Berishës kur poston daljet në konferenca në Facebook dhe do të shikoni mbi 70 për qind e fansave të tij kryesorë këshillojnë të japin dorëheqjen dhe të kenë në shtëpi.

Pastaj shikojnë analistët që mbledhin me djalin falas të tij tek televizioni i vet, se si e quanin fitoren 14 maj, se si mbledhin të gjithë votat e partive opozitare dhe quajnë Berishës 500 mijë, që kanë marrë vetëm 250 mijë dhe të humbur 350 mijëra të tjera. Shikoni si i bën tha Sali Berishës të qëndrojë në krye të PD deri në vdekje, duke sulmuar gjithkënd që i thotë ik në shtëpi.

Po përse gjithë ky hendek mes mercenarëve të lirë të Sali Berishës dhe mbështetjen e idealistëve të tij?

Mbështetësit e Sali Berishës në zgjedhje, ata që mund të quhen karburanti i fundit elektoral i tij, sot janë vetëm të shokuar, por dhe të qartë se unë nuk kanë për të ardhur nga pushteti. Ata kanë një ëndërr dhe ëndrra e tire është të rikthehen në pushtet dhe të shikojnë veten fitues. Ky ëndërr Sali Berisha ka përfunduar përfundimisht, pasi atij i duhen ata ushtarë për hallin e tij.

Ndaj ata janë zhgënjyer prej tij dhe po bëjnë ata që dëgjojnë për bashkim.

Mercenarët publikë të Sali Berishës, kanë një objektiv krejt të ndryshëm. Ata e kanë pushtetin e tire publik, dhe pagatorin e tyre. Interesi i tire është kriza e pafundme e o gjetjes dhe dalja e tire gjithmonë si shpëtimtarë me ide se si mund të zgjidhet.

Hapni me qetësi arkivat dhe shikoi çfarë kanë thënë.

Janë ata që më 2017 thërrisnin fitoren e tyre ishte e Bashës me Ramën, që në fakt një fitore për Bashën, dhe më 2021 e quanin atë tradhti.

Janë ata që më 2019 ulërinin se PD duhet të djegë mandatin dhe të dalë nga Parlamenti, dhe janë të njëjtët tani që thonë se djegia e mandateve ishte idiotësi. Më duket vetja sikur kam qenë unë digjini mandatet dhe ata kanë qenë kundër.

Janë të njëjtat që më 2019 këshillonin o juridikn, madje edhe urdhëronin të bojkotonte zgjedhjet lokale, se nuk fitohej me Edi Ramën, dhe tani thonë se katastrofa erdhi se PD bojkoti zgjedhjet lokale më 2019. kundër.

Janë të njëjtat këshilluan Sali Berishën më 2021 të mos bënte një kuvend bashkimi dhe ta zgjidhte çështjen e legjitimitetit brenda PD në një kuvend më 18 dhjetor, por e shtynë të bënte një miting në stadium më 11 dhjetor dhe merrte PD me sjelljen në mënyrë. arbitrare, dhe sot ankohen pse nuk kanë vulë.

Janë të njëjtët që këshilluan Sali Berishën të rrëmbente vare, çekiç e gaz lotësjellës për të sulmuar PD më 8 janar, dhe sot akuzojnë Edi Ramën se ka përçuar PD.

Janë të njëjtët që këshilluan Sali Berishën të futet nën siglën e Ilir Metës dhe të pranojë më lehtë Partinë Komuniste të Marko Dajtit, sesa Enkelejd Alibeajn më 2023, dhe sot thonë humbën se nuk kishim vulë dhe sigël.

Biznesi i tyre i vetëm është ta mbajnë opozitën të përçarë dhe t’i japin kurajë Berishës ta bëjë sa më mirë këtë punë, me qëllim që ata të jenë të dobishëm për një familje të korruptuar shqiptare, që mund t’i mbajë me pagesa për hallin e vet.

Dhe për ironi të fatit janë në shumicë të gjithë gazetarë apo propagandistë që vijnë nga e majta shqiptare, kryesisht ish- shokë të mërzitur me Edi Ramën, të cilët gjithë këtë avokati për Sali Berishën e bëjnë vetëm që herë pas here, të marrin në telefon Edi Ramën në ndonjë drekë apo darkë e ta informojnë se si po shkojnë punët në opozitë.

Janë sekserët më të pacipë të historisë së Shqipërisë, që për t’u ndjerë të dobishëm vetë, bëjnë sikur mbrojnë Sali Berishën, pasi është i vetmi që mund t’i bëjë të dobishëm në këtë situatë anormale politike në opozitë.

Është kjo arsyeja që dhe kur i shikon të flasin apo të mbrojnë Berishën nuk kanë emocion, nuk janë të mërzitur, nuk janë të frustruar nga humbja. Janë gati të lumtur që ai ka një sallë dhe ata që gjenden pranë.

Ata të mërziturit e vërtetë, ata që duan të reflektojnë, ata që duan vërtetojnë që opozita një ditë të fitojë në këtë vend, janë mbështetësit në bazë të Sali Berishës, që secili kur e takon apo flet me ta, thotë se me këtë nuk kemi. asgjë në terezi. Dhe nuk kanë vërtet, se ata duan që një ditë të fitojnë. Kurse ata avokatët e rremë të tij në publik, janë duke fituar nga humbja e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button