☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.28 ▲2.19%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,765 ▼ -2.09% ETH $2,405 ▼ -2.64% XRP $1.3258 ▼ -2.33% SOL $104.4400 ▼ -2.33%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Përballë gjykimit publik

Nga Altin Ketro

Në debatin publik shqiptar është krijuar një prirje e çuditshme ku kushdo që shpreh një vlerësim pozitiv për qeverinë “Rama” rrezikon të etiketohet si i shitur, i kapur apo përfitues, ndërsa kundërshtimi i saj shpesh merret, apriori, si provë e ndershmërisë dhe e patriotizmit. Ky standard i dyfishtë nuk i shërben demokracisë dhe dekurajon mendimin e lirë.

Një qytetar nuk duhet të ndihet i detyruar të fshehë bindjet e tij nga frika e linçimit publik. Bindjet politike kanë vlerë vetëm kur shprehen me përgjegjësi dhe pa komplekse, pavarësisht nëse përkojnë apo jo me klimën dominuese të momentit.

Gjithnjë e më shpesh, çdo zhvillim lexohet përmes lentes së dështimit të qeverisë, sikur përgjegjësia për gjendjen e vendit të rëndojë ekskluzivisht mbi të, ndërsa çdo alternativë politike të mbetet e paprekshme nga çdo kritikë dhe përgjegjësi historike apo aktuale. Kjo qasje nuk ofron analizë të plotë politike, por një mënyrë selektive për të gjykuar realitetin.

Një qeveri, si çdo pushtet, duhet kritikuar. Kritika është mekanizmi që e mban përgjegjëse dhe e shtyn të korrigjojë gabimet. Por ajo humbet vlerën kur shndërrohet në mohim të vazhdueshëm të çdo arritjeje. Në atë rast, nuk kemi më kontroll demokratik, por paragjykim të maskuar si objektivitet.

Shpesh mjafton një problem i vetëm që të dominojë të gjithë debatin publik, ndërsa arritjet e tjera zbehen ose injorohen. Kjo nuk do të thotë se problemi nuk ekziston, por se një gjykim i drejtë nuk mund të ndërtohet mbi një fragment të realitetit.

Asnjë qeverisje nuk është e përsosur. Ajo nuk matet nga mungesa e gabimeve, por nga bilanci mes politikave që prodhojnë rezultate dhe atyre që dështojnë. Pikërisht ky bilanc, dhe jo reagimi emocional i momentit, duhet të jetë kriteri i gjykimit.

Në fund, secili ka të drejtë të mbajë qëndrimin e vet politik. Ajo që nuk duhet të bëjë është të përshtatë bindjet sipas drejtimit të erës apo të heshtë për t’i shpëtuar gjykimit të çastit. Sepse kakofonia e përditshme e debatit publik shuhet shpejt. Ajo që mbetet është koha, dhe koha zakonisht është gjykatësi më pak emocional dhe më i drejtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.