☁️
Tiranë 24°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,800 ▲ +0.15% ETH $2,494 ▼ -0.28% XRP $1.4026 ▲ +0.07% SOL $109.4500 ▼ -0.83%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Arte

Performanca “No-w-Here” me koreografi nga Blenard Azizaj shënon fillimin e sezonit të ri në HangArt-Kinostudio

“No-w-Here”, peformancë që eksploron përmes trupit dhe tingullit raportin mes pranisë, identitetit dhe hapësirës, duke sjellë një eksperiencë intime dhe intensive për publikun. Performanca që vijon këtë mbrëmje në HangArt-Kinostudio, çel dhe sezonin e ri të skenës së pavarur, performancave dhe ekspozitave. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se me performancën “No-w-Here” të Blenard Azizaj, HangArt hap një sezon të ri artistik kushtuar energjisë së skenës alternative, artistëve të rinj dhe formave eksperimentale të krijimit bashkëkohor.

“Një hapësirë që mirëpret grupet joformale, performuesit që vijnë nga underground-i urban, nga komunitetet kreative, nga margjinat që po transformohen sot në qendrën më dinamike të kulturës së re shqiptare”, shprehet ministri Blendi Gonxhja, ku kjo performancë pas mbrëmjes së 20 majit vijon dhe këtë mbrëmje në HangArt, Tiranë (Kinostudio).

Blenard Azizaj është një koreograf dhe balerin shqiptar, puna artistike e të cilit hulumton zhvendosjen sociale, politike dhe emocionale, duke prekur tema si emigrimi, përkatësia dhe identiteti. Azizaj ka bashkëpunuar me disa nga kompanitë më të mëdha të kërcimit në Evropë, ndërsa puna e tij vazhdon të pasqyrojë një angazhim për të përdorur lëvizjen si gjuhë për të nagivuar narrativa komplekse njerëzore, duke krijuar performanca që janë njëkohësisht stimuluese për mendimin dhe emocionalisht rezonuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.