Kronika

Përfshihet nga flakët automjeti i policit, nisin hetimet

Automjeti i një punonjësi policie në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se Dh.N, punonjës policie me funksion ndihmës/specialist zone në komsariatin e Vlorës, ka njoftuar në sallën operative rreth orës 02.50 se mjeti i tij tip Benz, i parkuar para sheshit të pallatit është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrëfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button