Ekonomia

Përfundon 80 % e punimeve për rehabilitimin e argjinaturës së Novoselës

Në Novoselë kanë përfunduar rreth 80% të punimeve për rehabilitimin e argjinaturës që do të mbrojë nga përmbytja dhe erozioni rreth 5 mijë hektarë tokë.

Zona e Novoselës ka qenë klasifikuar si një zonë e rrezikuar nga përmbytjet edhe atëherë kur kishte reshje shiu me intensitet mesatar, edhe për shkak edhe të investimeve të munguara prej vitesh, duke kërcënuar seriozisht jetën e njerëzve, si dhe duke dëmtuar rëndë prodhimet bujqësore e blegtorale.

Gjatë vizitës në qarkun e Vlorës, Kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve për rehabilitimin e kësaj argjinature. Një investim që do t’i shërbejë 12 mijë fermerëve të zonës.

Pas përmbytjeve të shkurtit të këtij viti, në bashkëpunim me donatorë u ndërmorën projekte rehabilitimi dhe ndërtimi të infrastrukturës mbrojtëse, për të cilën prej 25 vitesh nuk është kryer asnjë ndërhyrje rehabilituese.

Këto investime do të garantojnë për një periudhë afatgjatë sigurinë e zonave përreth, jo vetëm për të parandaluar përmbytjet, por edhe për të mirëmenaxhuar burimet hidrike në dobi të zhvillimit ekonomik dhe bujqësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button