Ekonomia

Përfundon restaurimi i Pazarit të Vjetër të Krujës, Peleshi: Xhevahir i trashëgimisë kulturore

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni morën pjesë sot në përfundimin e restaurimit të Pazarit të Vjetër në Krujë.

kruje12Në këtë përurim mori pjesë edhe Kryetari i Bordit të fondit shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF, Michael Granoff.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se Pazari i Vjetër i Krujës është një xhevahir i trashëgimisë kulturore dhe garantoi se në fazën e dytë të projektit që do të zbatohet për të do të ketë mbështetje për sipërmarrjen.

“Rikonstruksioni është faza e parë e projektit, faza e dytë është mbështetje për sipërmarrjen. Pazari është xhevahir i trashëgimisë kulturore. Ky investim është fryt i bashkëpunimit mes qeverisë qendrore e lokale”, tha Peleshi.

Edhe ministrja Gjermeni, theksoi se puna që është bërë për Pazarin e Krujës është shembull bashkëpunimi mes dy pushteteve. “Është bërë një punë shumë e mirë por puna për Pazarin e Krujës do të vijojë. Ky është një shembull bashkëpunimi mes dy pushteteve”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button