Kronika

Përgjimet e mafiozëve italianë: Në Shqipëri, drogën e kanë djegur

Një operacion i policisë italiane kundër trafikut të drogës ka çuar në pranga 11 personave, kryesisht banorë vendas.

Ndaj grupit të trafikut janë kryer përgjime të shumta ku del në dritë edhe emri i Shqipërisë, nga ku kryhet trafiku i lëndëve narkotike.

PERGJIMET:

S.V: Ti do shkosh për të ngarkuar?

M.C: Po, por nuk ka shumë, nuk është problemi im, unë vajta në Shqipëri. Duhet të nisesha sot por nuk kishte anije. Është deti i keq. Nesër nisem, do nisem nesër. Por e kanë djegur të gjithën, nuk ka mbetur asgjë.

S.V: Po, e di.

M.C: Ata janë duke bërë gjithçka, me llampa, me gjithçka që kanë. Është e gjitha më tha, është e korrura e një viti e gjysmë më parë.

Këto janë vetëm disa nga bisedat e shumta të përgjuara nga policia vendase në kuadër të operacionit të koduar “Delet e Zeza” i zhvilluar mëngjesin e së enjtes së shkuar, ku u angazhuan 159 forca policie si dhe 7 qenë antidrogë.

Nga 7 të arrestuarit, vetëm njëri prej tyre është lënë në arrest shtëpie, ndërsa u sekuestruar katër kompani, tre ndërtesa, 7 makina, 6 motoçikleta, 13 llogari rrjedhëse me një vlerë totale prej 750 mijë eurosh.

Hetimet nisën në zonën e Barit dhe Bitanto-s, ku në mënyrë të veçantë janë hetues vëllezërit Dicataldo, të cilët janë kryesorët në klanin e drogës.

Bisedat telefonike janë përgjuar gjatë udhëtimeve të anëtarëve të organizatës e cila ka marrë emrin Dicataldo në Salento ku po blihet droga.

Në krye të logjistikës qëndronte një çift 32 dhe 35 vjeçar në Bitonto. Për të devijuar dyshimet, ata merrnin me vete në makinë edhe djalin e tyre 10 vjeçar për të transportuar ngarkesat.

Nga kryerja e shitjeve të lëndëve narkotike, besohet se organizata ka përfituar rreth 40 mijë euro në muaj.

Përveç akuzave për trafik droge, ndaj të arrestuarve rëndojnë edhe akuza të tjera si grabitje, metoda të rënda mafioze, vjedhje të rënda, simulim krimi, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button