Kronika

Përmbytje në Lezhë, 850 ha tokë nën ujë

Rikthimi i reshjeve të shiut gjatë natës së shkuar ka rikthyer sërish përmbytjet në zonat e Lezhës.

Lagjja më e prekur në qytet është ajo “Besëlidhja”, e cila u përmbyt edhe pak ditë më parë.

Ndërkohë, përmbytje të tokave bujqësore janë shkaktuar edhe në fshatra Barbullojë dhe Blinisht.

“Si pasojë e këtyre reshjeve, deri rreth orës 10.00 të ditës së sotme, gjenden nën ujë, në Zadrime  rreth 350 hektarë toka, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen – Barbullojë, rreth 150 hektarë. Në  rrethin Kurbin, nga përmbytja e kaluar kishte ende ujë të palarguar dhe ka shtesë në siperfaqe nën ujë, kryesisht rreth nënkalimit të Laçit dhe në Sanxhak”, sqaron Ministria.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Bujqësisë, kuota e Drinit është 1.2 nga 2.5 që është maksimalja. Ndërsa në orën 06:30, ishte 1.6.

Hidrovoret- Tërheqja e ujit vazhdon normalisht, çka do të thotë se, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe rrjeti është në funksion.

MBZHRAU ka në terren të gjitha strukturat e saj në qarkun Lezhë, për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll situatën, e cila është drejt përmirësimit.

Sasia e reshjeve të rëna– Ministria e Bujqësisë sqaron se, që nga ora 19.00 e ditës së djeshme (e martë), në rrethin e Lezhës kanë rënë 106 mm shi, me një intensitet më të lartë deri rreth orës 01.00 të pasmesnatës, në zonën Grash – Zojs – Mabe të Zadrimës. Ndërsa në zonën e Dajçit kanë rënë 72 mm shi, në qytetin e Lezhë 82 mm dhe në fshatrat në Jug, kryesisht në Tale, kane rënë 120 mm, si dhe në zonën e Torovicës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button