Përmbytje në Vlorë, disa rrugë të qytetit mbeten ende të bllokuara nga uji
Situata më problematike paraqitet në rrugën "Albano dhe Romina", ku uji ka bllokuar pothuajse plotësisht qarkullimin e automjeteve.
Problemet me përmbytjet vazhdojnë në Vlorë, siç njofton Shqiptarja.com, ku disa rrugë të qytetit janë të përmbytura dhe qarkullimi është bërë i vështirë për automjetet dhe këmbësorët.
Situata më problematike paraqitet në rrugën “Albano dhe Romina”, ku një sasi e konsiderueshme uji ka bllokuar pothuajse plotësisht rrugën për automjetet.
Vështirësi në qarkullim raportohen edhe në lagjen “29 Nëntori” dhe pranë Bibliotekës Publike “Shefqet Musaraj”, ku uji vazhdon të grumbullohet.
Pavarësisht kalimit të kohës, situata në disa zona të qytetit bregdetar mbetet problematike dhe uji i ndenjur vazhdon të pengojë lëvizjen normale të qytetarëve dhe të automjeteve. Nuk raportohen të lënduar apo viktima.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.