☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,349 ▼0.3%
DOW 45,290 ▲0.27%
NASDAQ 20,805 ▼0.69%
NAFTA 103.10 ▲3.47%
ARI 4,544 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,720 ▲ +0.36%
S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 % S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Përmbytjet nga lumi Erzen/ Banorët e prekur do të kompensohen për dëmet

Kryeministri Edi Rama tha dje se banorët e prekur nga përmbytjet e lumit Erzen do të kompensohen për dëmet.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të Durrësit, Kryeministri Rama duke i përgjigjur pyetjes së një banori tha se, “sipas analizës së bërë ishte rezultat i një shkarkimi rezervuaresh në pjesën e sipërme të Tiranës dhe shkarkim mekanik, jo me dorën e njeriut. Por kjo është temë tjetër. Ka rëndësi që të merrni përgjigje. Kam ngarkuar menjëherë kryetaren e bashkisë që me gjithë stafin të vijë shtëpi më shtëpi, të vijë të shikojë situatën dhe një ekip të bëjë inventar të dëmeve qe janë shkaktuar në shtëpitë tuaja”.

“Këtë e keni parë, kanë ardhur dhe kanë parë situatën. Angazhimi im është që menjëherë sapo ne si qeveri të marrim pasqyrën e dëmeve të bëjmë gjithçka që ne mundemi në këto kushte, që t’ju kompensojmë dëmet. Por kjo nuk zgjidh problemin është një gjest pozitiv nga ana jonë dhe u vjen në ndihmë për ato dëme që keni pasur”, – nënvizoi Rama.

Por, vijoi Rama, problemi do zgjidhet me ndërhyrjen që do bëjmë në atë zonë, siç bëmë në Fushë-Krujë. Nëse nuk do zgjidhnim problemin historik në Fushë-Krujë ajo do ishte një katastrofë me këto reshje që ndodhën, sigurisht që do ta bëjmë edhe këtë që ju thoni.

“Në Shqipërinë e 2013-ës një shi vere përmbyste gjithë dynjanë në atë Shqipëri nuk kishte më kanale kulluese të pabllokuara. Në Shqipërinë e 2013 punohej gjysma e tokës që punohet sot. 125 mijë ha punoheshin në 2013, 235 mijë punohen sot, është dyfishuar sipërfaqja e tokës që punohet në këtë vend ku me demek kanë ikur të gjithë dhe nuk punon asnjë. Kjo ka sjellë që eksportet e prodhimeve bujqësore të rriten”, – tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.