Ekonomia

Përmbytjet-Panariti: Qeveria do të paguajë 1.5 milion euro kredi të fermerëve

Qeveria do të paguajë 1.5 milion euro kredi të fermerëve që u prekën nga përmbytjet në zonat në jug të vendit, në fillim të muajit shkurt.

panariti3Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh në një intervistë televizive se, “Qeveria shqiptare vendosi që të mbulojë kreditë e shpërndara nga njësitë e mikrokreditimit fermerëve të cilët kishin marrë kredi, por për shkak se u dëmtuan rëndë nga përmbytjet, nuk janë në gjendje t’u përgjigjeshin interesave të këtyre kredive. Rreth 1.5 milion euro është fatura që do të mbulohet nga qeveria shqiptare, për kreditë rurale”, tha ai.

Panariti nënvizoi se tashmë emergjenca ka kaluar dhe jemi në fazën e rimëkëmbjes. “Qeveria është e angazhuar me të gjitha forcat për të rimëkëmbur dëmet që shkaktuan përmbytjet, në zonat rurale të vendit”, tha ministri Panariti. Ai tërhoqi vëmendjen se situata e krijuar nga përmbytjet duhet të shërbejë edhe për nxjerrjen e mësimeve. Sipas tij, kërkohet një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë për ndërtimet që janë jashtë kritereve urbanistike buzë lumenjve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button