Politika

Përmbytjet/ Peleshi-Tahiri: Bashkëpunoni me strukturat shtetërore

Zv/Kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të pëfshirë nga përmbytjet të bashkëpunojnë me Shtabet Rajonale të Emergjencave Civile, të cilat janë në gadishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë atyre në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Vlore-lumi-Vjose-permbytje-Foto-Harilla-Koci-1-300x2002-300x200Ne nje konference për shtyp të mbajtur ne Këshilli e Ministrave pas mbledhjes se zhvilluar mbremjen e te henes, sv/Kryeministri Niko Peleshi garantoi nje impenjim total të strukturave shtetërore për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të përfshirë nga kjo fatkeqësi natyrore. “Ne garantojmë të gjithë qytetarët në të gjithë vendin, se shtabet e emergjencës janë ngritur prej katër ditësh e jane në gadishmëri të plotë. Kjo, sqaroi Peleshi, është edhe arsyeja që kemi shmangur përshkallëzimin e gjëndjes, duke shpëtuar mijëra krerë bageti dhe duke ruajtur të atë çka është më e rëndësishme, jetën e njerëzve”, theksoi Peleshi.

1301-Zevendeskryeministri-Niko-Peleshi-Foto-ATSH-525x3505

Zv/Kryeministri shtoi se ka patur një mbështetje totale nga emergjencat, spitalet, rrjeti strategjitk i energjetikës FA .etj. “Qytetare, bashkëpunoni me strukturat e emergjencës civile,  mos hezitoni të pranoni ndihmën e shtabeve të emergjencave civile të shtrira në të gjithë vendin”, tha ai.

Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-Agim-Dobi-455x35023Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, bëri të ditur se falë ndërhyrjes në kohë të Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave është mënjanuar një dëm edhe më i madh që mund të krijohej. “Ju bëjmë me dije se pas marrjes së njoftimit nga qendra rajonale e parashikimit të motit katër ditë më parë, në Shqipëri dhe në gjithë rajonin janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencës qendrore dhe rajonale ku marrin pjesë të gjitha agjencitë shtetërore”, tha Tahiri.

Sipas tij, disa qarqe në jug të vendit, janë në një situatë kritike sa i takon përmbytjeve me disa mijëra hektar, duke e bërë të vështirë situatën për qytetaret e pronat e tyre. “Shtabet janë në gadishmëri të plotë dhe une falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, te emergjencave civile, FA-ve, qendrës vullnetare të Emergjencës Civile dhe të gjithë ata që janë vendosur në ndihmë të prioritetit tonë, shmangien e pasojave fatale për jetën dhe shëndetin qytetarëve dhe më pas bagetisë dhe pronës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button