Politika
Përmbytjet, Rama i jep 400 krerë bagëti fermerit të dëmtuar në Fier
Pas përmbytjeve, kryeministri Edi Rama ka vizituar sot fshatin Qarr të Fierit, ku mësohet se iu ka premtuar banorëve dëmshpërblim si për dëmet në bujqësi ashtu edhe në blegtori.
Për të vërtetuar këtë ai i ka dorëzuar plot 400 krerë bagëti një fermeri, të cilit iu mbytën bagëtitë gjatë vërshimit të lumit.
Gjatë dorëzimit të bagëtive për fermerin Nebi Resulaj, Rama shoqërohej edhe nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti si dhe Prefekti i Fierit.