Kronika

Përmendore për të internuarit, Klosi: Qeveria, pranë ish-të përndjekurve

Në hyrje të qytetit të Lushnjes është përuruar këtë të hënë memoriali kombëtar për të internuarit nga regjimi komunist në vitet 1954-1991.

Ka qenë ministri Blendi Klosi që ka bërë prezantimin e këtij monumenti, duke e vënë theksin tek rëndësia e aktiviteteve të tilla përkujtuese.

“Qeveria jonë ka punuar me shtresën e ish-të përndjekurve në të dyja rrafshet, moral dhe material. Është qeveria e majtë ajo që mori angazhimin për dëmshpërblimin dhe do vijojmë pa u ndërprerë”, ka deklaruar Klosi.

Duke nënvizuar se nga kësti i gjashtë i ndihmës janë rreth 800 përfitues, ministri i Mirëqënies Sociale është shprehur se, si memoriali i Lushnjes do të ngrihen të tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Ky memorial në hyrje të qytetetit të Lushnjes është simbol i kujtesës kombëtare për t’iu kujtuar të gjithëve që këtu, në Lushnje, kanë vuajtur dënimin pa u gjykuar 32 mijë burra e gra, vajza e djem, pa përjashtuar as fëmijët. Kujtesa është garancia që kjo të mos përsëritet”, ka shtuar Klosi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button