“Përparimi dy vitet e fundit, më shumë se në dy dekada”- BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për nj�
Komisioni Europian ka publikuar komunikimin e ri për përgatitjen e Bashkimit Europian për zgjerimin e ardhshëm, duke vlerësuar ndikimin që anëtarësimi i vendeve të reja do të ketë në funksionimin e Unionit dhe duke propozuar hapa konkretë për procesin e zgjerimit.
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se BE-ja ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e zgjerimit gjatë dy viteve të fundit dhe se tashmë është koha që Unioni të përgatitet për një anëtarësi më të gjerë.
“Bashkë me shtetet anëtare, kemi bërë më shumë përparim në zgjerim në dy vitet e fundit sesa në dy dekadat e mëparshme. Tani është koha të përgatitemi për një Union më të madh”, deklaroi Kos.
Ajo theksoi se zgjerimi kërkon “realizëm dhe pragmatizëm”, ndërsa shtoi se komunikimi i publikuar nga Komisioni përmban një vlerësim konkret të ndikimit të zgjerimit mbi Bashkimin Europian dhe përcakton veprime për hapat e ardhshëm.
Në dokumentin e ri, Komisioni Europian trajton nevojën për përshtatjen e mënyrës së funksionimit të BE-së me një Union më të madh, përfshirë vendimmarrjen, politikat e përbashkëta, buxhetin dhe garantimin e respektimit të vlerave europiane dhe shtetit të së drejtës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.