☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,831 ▲0.74%
DOW 51,588 ▲0.62%
NASDAQ 27,650 ▲0.63%
NAFTA 89.26 ▼0.19%
ARI 4,190 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,736 ▲ +0.67% ETH $2,703 ▲ +0.54% XRP $1.5027 ▲ +0.95% SOL $120.7900 ▲ +1.43%
S&P 500 7,831 ▲0.74 % DOW 51,588 ▲0.62 % NASDAQ 27,650 ▲0.63 % NAFTA 89.26 ▼0.19 % ARI 4,190 ▲0.81 % S&P 500 7,831 ▲0.74 % DOW 51,588 ▲0.62 % NASDAQ 27,650 ▲0.63 % NAFTA 89.26 ▼0.19 % ARI 4,190 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Politika

“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, m

Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Pacaj u pyet lidhur me seancën plenare të së hënës në Kuvend, teksa ai po mbante fjalën e tij, por ajo çfarë ra në sy ishte mungesa e ministrave.

Ai u shpreh kritik gjatë fjalës së tij në Kuvend pasi siç tha ai në studion e “News24”, në seancë duhet të trajtoheshin problemet e qytetarëve, por që në fakt kjo mungoi.

“Prisja që në seancë të diskutoja një pjesë të problemeve. Por nuk ishin të gjithë ministrat. Ishte një situatë shumë normale e momentit. Dhe impakti që doja të kishte ishte një diskutim me ministrat përkatës, por kur aty nuk është asnjëri të vjen natyrshëm një reagim”, tha ai.

Gjatë intervistës ai gjithashtu u shpreh se narrativa e opozitës kundër reformës territoriale , ka qenë thjesht “zhurmë”.

“Narrativa e opozitës për të anatemuar atë që u bë në 2014 nuk ka ngjitur. Pas reformës së kaluar territoriale investimet janë rritur, si edhe janë reduktuar borxhet. Ka ndryshuar komplet dinamika që nga shërbimi i qytetarëve, shërbimi i pastrimit, i infrastrukturës, i ndriçimit”, tha ai.

Gjatë intervistës, u ndal edhe te reforma territoriale e cila është kundërshtuar nga disa banorët që nuk pranojnë shkrirjen e bashkisë së tyre.

Por i pyetur për Reformën Territoriale, Pacaj tha se janë bërë dëgjesa publike dhe se sipas tij nuk ka të bëjë aspak me qëllime politike të PS siç edhe ka akuzuar opozita.

“Reformat nuk janë për qëllime politike të PS, por ka ardhur në bazë të një pune dhe të një raportimi. Në të gjitha qarqet përjashtim Korçës janë bërë dëgjesa publike”, tha ai, duke shtuar: “Kur flasim për dëgjesa nuk kemi shkuar për t’ua shpjeguar qytetarëve, por për t’i dëgjuar qytetarët se çfarë propozojnë ata që të ketë ndryshime. Pra ka qenë dëgjesë se çfarë ata na thonë ne. Janë integruar në raport. Ka qenë thjesht opinion jo detyrim ligjor”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.