Kronika
Përpiqet të fusë celularë në burg; arrestohet nëna e të dënuarit
Policia ka arrestuar një 41-vjeçare e cila u përpoq që të fuste disa celularë në burgun e Fushë-Krujës, aty ku djali i saj vuan dënimin.
Bëhet fjalë për 41-vjeçaren Liljana Toluli, banuese në Kamëz. Ditën e djeshme, duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë-Krujës, ka tentuar të fusë për djalin e saj, i cili vuante dënimin, 6 celularë.
Celularët i kishte fshehur në një bombël gazi që përdoret për kafe. Toluli akuzohet për dhënie ndihme një të burgosuri për largim.