☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,042 ▲ +0.74% ETH $2,268 ▲ +0.87% XRP $1.2539 ▲ +0.43% SOL $95.1500 ▼ -0.8%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Përplasja mes qeverisë dhe “Drejtësisë” për pagat e gjyqtarëve, Gogu: Boshllëku ligjor shkaktoi problemin, zgjidhja është në Kuvend me ligj

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka komentuar debatet lidhur me pagat e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke bërë thirrje për dialog institucional dhe zgjidhjen e çështjes përmes Kuvendit.

Gjatë një konference për shtyp, Gogu u shpreh se institucionet nuk duhet të përplasen me njëra-tjetrën për çështjen e pagave, por të gjejnë një zgjidhje përmes diskutimit dhe procesit parlamentar.

Debati për pagat e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së ka sjellë diskutime mes institucioneve, ndërsa ministri i Drejtësisë kërkon që çështja të trajtohet në mënyrë institucionale dhe të marrë një zgjidhje përfundimtare përmes Kuvendit.

“Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen me njëra-tjetrën, por që çështja të diskutohet në Kuvend në ditët në vijim. Nuk mund të kthehemi në ditët kur ushqejmë konflikt. Pagat kanë nevojë për autorizim ligjor dhe formulë ligjore, dhe kjo do të nisë menjëherë me fillimin e sesionit të ri parlamentar. Përpjekjet e qeverisë kanë qenë vazhdimisht që të mos vonohen pagat e gjyqtarëve”, tha Gogu.

Gogu theksoi se shmangia e përplasjeve institucionale dhe gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare do të jetë një prej drejtimeve të punës së tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

“Ky do të jetë drejtimi ynë dhe kjo do të jetë edhe detyra ime në rolin që kam, për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje apo moskuptim të një situate, njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Gogu.

Ne përditësim…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.