☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,763 ▼0.03%
DOW 51,786 ▼0.5%
NASDAQ 27,197 ▲0.27%
NAFTA 91.72 ▼0.7%
ARI 4,369 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,208 ▲ +0.48% ETH $2,735 ▼ -0.49% XRP $1.5618 ▲ +4.29% SOL $116.9400 ▼ -0.76%
S&P 500 7,763 ▼0.03 % DOW 51,786 ▼0.5 % NASDAQ 27,197 ▲0.27 % NAFTA 91.72 ▼0.7 % ARI 4,369 ▼0.34 % S&P 500 7,763 ▼0.03 % DOW 51,786 ▼0.5 % NASDAQ 27,197 ▲0.27 % NAFTA 91.72 ▼0.7 % ARI 4,369 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit gusht, 14 mijë e 789 persona kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, ndërsa për pagesat e tyre janë ndarë mbi 2.1 milionë euro.

Sipas të dhënave të ASK-së, për këtë kategori janë ndarë gjithsej 2 milionë e 193 mijë e 282 euro.

Për Radio Dukagjinin kanë folur sociologët Jeton Brajshori dhe Genc Xërxa, të cilët kanë vlerësuar se institucionet duhet të fokusohen më shumë në krijimin e mundësive për punësimin e përfituesve të skemave sociale.

Sociologu Jeton Brajshori ka thënë se politikat sociale në Kosovë kanë stagnuar, duke theksuar se duhet të ketë trajtim të veçantë për kategoritë që kanë nevojë më të madhe për mbështetje.

“Problematikë kryesore tek ne dhe në shoqërinë tonë është se caktimi i politikave sociale ka ngecje dhe ka stagnim të jashtëzakonshëm. Duhet pasur parasysh, ne e dimë që ka struktura të ndryshme të përfituesve të skemave sociale, në veçanti duhet të jemi më tolerant dhe ndoshta t’i rrisim këto skema sociale te personat me invaliditet apo te personat të cilët janë, qoftë nëna vetëushqyese, qoftë baballarë vetëm me fëmijët”, ka thënë Brajshori.

Ai ka shtuar se në kuadër të skemave sociale ka edhe raste të keqpërdorimit.

Ndërkaq, sociologu Genc Xërxa ka thënë se krijimi i vendeve të reja të punës do t’u mundësonte familjeve të siguronin të ardhura të qëndrueshme dhe, gradualisht, të largoheshin nga skemat sociale.

“Të arrijmë të punësojmë, të krijojmë vende të reja të punës, me një qëllim të na dalin nga skema, por edhe me ato paga, me atë punë, familjet mund të jetojnë dinjitetshëm. Këto janë strategji të mirëfillta të cilat shteti duhet t’i mendojë për ngritjen e mirëqenies sociale, me ngritjen totale të mirëqenies socio-ekonomike dhe jetesën më të mirë të familjeve tona, atëherë dalëngadalë edhe skema sociale do të zbuteshin, do të largoheshin”, ka thënë Xërxa.

Ndërkohë, numrin më të madh të përfituesve gjatë muajit gusht e kishte skema e shtesave për fëmijë, nga e cila përfituan 374 mijë e 382 fëmijë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.