Rajoni

Përplasje mes anarkistëve dhe policisë

Përplasje u regjistruan dje në mbrëmje me policinë në qendër të Athinës pas një manifestimi të lëvizjes anarkiste që i kërkon qeverisë së majtë radikale të anulojë disa dispozita penale të miratuara nga qeveritë e mëparshme, bënë të ditur burime policore.

greqi-perlasjeNë fund të manifestimit, që mblodhi disa qindra persona, u regjistruan disa incidente mes policisë dhe disa dhjetëra personave që hodhën gurë dhe bomba molotov.

Përleshjet u lokalizuan menjëherë, siç ndodh shpesh, në rrugët rreth shkollës politeknike në mes të Exarcheias.

Lëvizja anarkiste greke ka rritur presionin këto javët e fundit kundër qeverisë së majtë radikale veçanërisht nëpërmjet pushtimit të ndërtesave publike apo të përhershme të partisë Syriza.

Protestuesit kërkojnë që qeveria, që ka depozituar një projektligj për mbylljen e burgjeve të sigurisë së lartë, të shkojë më tej duke hequr masat penale të gjykuara si ”të sigurta” të marra nga qeveritë e mëparshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button