Përplasje mes Sami Kurteshit dhe protestuesve para Kuvendit
Protestuesit ende po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës edhe pse është miratuar në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ndërkaq, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje është përplasur fizikisht me disa protestues që po qëndrojnë para Kuvendit.
Protestuesit e kanë shtyrë Kurteshin, duke i kërkuar që të hyjë brenda në Kuvend dhe të votohet edhe në lexim të dytë Ligji për Specialen. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.