☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.43 ▲0.04%
ARI 4,448 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,618 ▲ +0.97% ETH $1,901 ▲ +1.12% XRP $1.0005 ▲ +0.05% SOL $75.4800 ▲ +0.28%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.43 ▲0.04 % ARI 4,448 ▲0.25 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.43 ▲0.04 % ARI 4,448 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Përplasje në Kuvend për Berishën, Këlliçi-Ballës: Çfarë komenti ke sot për “non gratën”? Balla: Do flas kur të ketë njoftim zyrtar

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate të forta mes deputetit demokrat Belind Këlliçi dhe kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, lidhur me zhvillimet e fundit rreth statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi akuzoi mazhorancën se kanë lobuar për të dëmtuar opozitën dhe për të mbështetur atë që ai e cilësoi si një padrejtësi ndaj Berishës.

“Duhet të ngriheshit dhe të përshëndesnit një vendim që zhbën një njollë të madhe mbi Kuvendin, mbi politikën dhe mbi Partinë Demokratike. Me dëmet që i keni bërë këtij vendi, pasojat do të jenë të jashtëzakonshme. Dje Taulant Balla përmendte ‘non gratën’, oqeanin dhe vizitën në Bosnje, duke thënë se kreu i PD-së nuk e kalonte dot oqeanin. Po sot çfarë komenti ke? Ishte një padrejtësi e madhe, e lobuar nga Rama dhe Partia Socialiste, që nuk kanë lënë mekanizëm pa përdorur për të goditur opozitën”, deklaroi Këlliçi.

Nga ana e tij, Balla ironizoi pretendimet e opozitës, duke thënë se përsa kohë nuk ka njoftim zyrtar nga SHBA, DASH apo Ambasada Amerikane nuk mund të komentonte mbi çështjen. Ai shtoi se po paraqitej si sukses i protestës një çështje për të cilën nuk kishte ende asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet amerikane.

“Si është kjo? Po na thuhet sot që protesta ka arritur suksesin e parë dhe është hequr ‘non grata’. Ja arritët madje dhe ndryshuat sloganin. Ndoshta sot protestuesit nuk do të thërrasin më ‘Berisha në burg’, por ‘Berisha në Washington’. Sapo nga SHBA, Departamenti i Shtetit apo Ambasada Amerikane të ketë një njoftim zyrtar, atëherë do ta komentoj. Nuk komentoj biseda telefonike, sepse nuk është korrekte”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se mazhoranca mbetet e fokusuar te qeverisja dhe procesi i integrimit europian të vendit.

“Ne kemi një mandat për të qeverisur vendin dhe për të përmbyllur marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.