Personelit amerikan i ndalohet hyrja ne pronen amerikane ne periferi te Moskes
Ambasada amerikane në Moskë i akuzoi autoritetet ruse se personelit të tyre diplomatik dje u kanë ndaluar qasje deri te prona, në një periferi të Moskës, edhe pse paraprakisht është arritur marrëveshje që personelit t’i mundësohet qasje deri te prona deri sot në mesditë që të mund t’i kryejnë punët e tyre.
Në pyetje është pronë që Ambasada e SHBA-së e ka huazuar për rekreacion të personelit të saj, theksojnë mediat britanike.
Moska njoftoi se pronën e kthen prapa në kuadër të masës së hakmarrjes, pasi Uashingtoni i miratoi sanksionet më të reja kundër Rusisë.
“Në pajtueshmëri me kumtesën e Qeverisë ruse, misioni amerikan në Rusi duhet të ketë qasje deri te detyra jonë deri në mesditë, më 1 gusht”, deklaroi zëdhënësja e ambasadës.
Presidenti rus Vlladimir Putin paraprakisht deklaroi se 755 diplomatë amerikanë duhet ta braktisin Rusinë pasi SHBA-ja vendosi sanksione të reja ndaj Moskës.
Ministria ruse e Punëve të Jashtme paraprakisht nga SHBA-ja ka kërkuar që deri në shtator ta zvogëlojë numrin e diplomatëve të saj në Rusi 455 – aq sa Rusia ka në SHBA.
Moska, përndryshe, të premten SHBA-së i urdhëroi ta zvogëlojë numrin e anëtarëve të personelit të saj diplomatik dhe paralajmëroi se do ta konfiskojë gjithë pronën diplomatike amerikane në të dy komplekset, si përgjigje ndaj sanksioneve të reja amerikane të cilët pothuajse njëzëri i aprovuan edhe Dhoma Përfaqësuese dhe Senati i Kongresit amerikan.