Pesë strategji për të luftuar të nxehtin
Vapa nuk ju lë të merrni frymë? Lëviz ngadalë, mos nxitoni dhe mos krijoni ankth, merrni frymë me qetësi dhe … ndiqni një lloj strategjie. Magnezi ju ndihmon të nisni ditën me më shumë energji. Sigurisht, hidratimi është thelbësor, por është e mirë ta bësh në mënyrën e duhur.
Ja disa këshilla si ti mbijetoni të nxehtit:
Një dush…të vakët
Uji i ftohtë i dushit mund të japë efektin e kundërt, dhe të rrisë ndjesinë e të nxhetit, kështu që duhet bërë një banjo me ujë të vakët. Nëse keni kohë të lirë, mjafton të shkoni dy orë në pishinë për të notuar. Një efekt i vërtetë freskues.
Sa pi?
Evitoni mundësinë që të pini sa më shumë ujë dhe shumë shpejt. Është më mirë të mbani një termus me vete për të hidratuar organizmin, duke pirë në sasi të vogla dhe të rregullta ujë gjatë gjithë ditës. Ndërsa në lokal, para se të porosisni një pije, merrni një gotë ujë të gazuar me një fetë limoni. Kjo ju ndihmon të shuani etjen, duke u larguar nga pijet me sheqer. Përgatit një çaj në shtëpi. Për një alternativë të shëndetshme dhe që të shuan etjen duhen vetëm dy bustina caj, limon dhe mjaltë. Filtroje dhe çajin e vendos në frigorifer.
Ndihmoni qarkullimin
Gjatë fundjavës ecni në vende të gjelbërta, ose më mirë, në ujë. Lëvizja aktivizon mikroqarkullimin, stërvit fizikun dhe lufton ndjesinë e të nxehtit. Në mëngjes mund të pini një gotë ujë me magnez, që ju ndihmon të rrisni energjinë. Ndërsa para drekës, hani sasi të bollshme frutash, të shtrydhur apo të gjallë, të shoqëruar me fruta të thata, të pasura me Omega 3.
Veshje strategjike
Veshja ka një rol kryesor në perceptimin e të nxehtit. Për të mos shkuar në shtëpi apo në punë qull në djersë, të stresuar dhe nervozë, duhet të zgjidhni mbi të gjitha këpuce komode, që të mbajnë peshën e trupit pa u lodhur. Më mirë të vishni roba me ngjyra të çelëta dhe prej pambuku apo linoje. Veshjet sintetike dhe të ngushta mund të kenë efekte negative në qarkullim dhe erën e djersës.
Shtëpia në sprovën e vapës
Rregulli i gjysheve që gjatë ditës të mbani mbyllur dritaret dhe grilat vlen gjithmonë. Gjatë mbrëmjes hapini për të ndryshuar ajri. Mos harroni të fikni elektroshtëpiaket që nuk i përdorni, që përveçse do ju kursejë në faturën e energjisë, nuk do shtojnë nxehtësinë. Nëse përdorni kondicionerin mos e mbani në temperatura shumë të ulëta, pasi do të ndjeni më shumë vapë kur të dilni nga shtëpia. Gatuani në mbrëmje!