🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,789 ▼0.24%
DOW 51,724 ▼0.24%
NASDAQ 27,146 ▼0.37%
NAFTA 94.14 ▲0.43%
ARI 4,187 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,395 ▲ +0.83% ETH $2,509 ▼ -0.83% XRP $1.3671 ▼ -0.69% SOL $106.9800 ▼ -1.84%
S&P 500 7,789 ▼0.24 % DOW 51,724 ▼0.24 % NASDAQ 27,146 ▼0.37 % NAFTA 94.14 ▲0.43 % ARI 4,187 ▼0.09 % S&P 500 7,789 ▼0.24 % DOW 51,724 ▼0.24 % NASDAQ 27,146 ▼0.37 % NAFTA 94.14 ▲0.43 % ARI 4,187 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Arte

Emma Smith sjell ritmet e xhazit bashkëkohor në Javën Kulturore Britaniko-Ukrainase

Emma Smith, një nga zërat më të spikatur të xhazit (jazz) britanik bashkëkohor, solli në Tiranë një mbrëmje të mbushur me ritëm, energji dhe elegancë.

E njohur për vokalin e saj të veçantë dhe aftësinë për të ndërthurur traditën e xhazit me një stil modern e autentik, artistja dhuroi një performancë që e mbajti publikun të përfshirë nga nota e parë deri tek e fundit.

Koncerti u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit, në kuadër të Javës Kulturore Britaniko-Ukrainase.

Me një karrierë të pasur në skenat prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Royal Albert Hall, Emma Smith ka ndarë skenën me emra të njohur të muzikës botërore, si Michael Bublé, Quincy Jones Orchestra, Jeff Goldblum, Bobby McFerrin dhe Gregory Porter. Në Tiranë, ajo solli gjithë finesën dhe fuqinë shprehëse të jazz-it live, duke krijuar një atmosferë të veçantë, ku muzika dhe emocionet u bënë një.

Emma Smith është fituese e titullit Parliamentary Jazz Vocalist 2024. Parliamentary Jazz Awards, një prej vlerësimeve të rëndësishme për artistët e jazz-it në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç performancave live, Emma Smith ka publikuar disa projekte solo dhe ka punuar si prezantuese në BBC Radio 3, duke dëshmuar se është një artiste me një profil të gjerë muzikor, si këngëtare, kompozitore dhe aranzhuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.