Peshkopi, humb jetën 35-vjeçarja, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri
Një 35 vjeçare ka humbur jetën mesditën e sotme për shkak të plagëve të marra me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grezë të Peshkopisë ku shtetasja Sylbie Dyfeku ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasi dyshohet se qëlloi ndaj vetes me armë zjarri.
Ende nuk dihen shumë detaje rreth ngjarjes apo shkaqeve që mund ta kenë çuar 35 vjeçaren drejt aktit ekstrem, ndërkohë policia ka nisur hetimet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.