🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,074 ▼ -0.08% ETH $2,248 ▲ +0.45% XRP $1.1720 ▼ -2.19% SOL $90.1300 ▲ +0.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Petrit Malaj takon shefin e FMN-së: Ekonomia shqiptare vijon rritjen dhe stabilitetin

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, në kuadër të konsultimeve periodike mbi zhvillimet ekonomike dhe fiskale në vend.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, e cila ka vijuar të shfaqë qëndrueshmëri dhe ritme pozitive rritjeje, pavarësisht sfidave të mjedisit ndërkombëtar, si dhe mbi perspektivën afatmesme.

Ministri Malaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me FMN-në, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së institucionit në hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike dhe fiskale që garantojnë stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Nga ana e tij, Cerdeiro vlerësoi progresin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe rëndësinë e vijimit të politikave të kujdesshme fiskale dhe reformave që mbështesin rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Palët, gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë e vazhdimit të reformave strukturore, që synojnë rritjen e produktivitetit, përmirësimin e klimës së biznesit, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe avancimin e procesit të integrimit evropian, të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.