Pezullimi i prokurorit Braho, 70 dosjet i kalojnë me short 9 kolegëve
Pezullimit nga detyra i prokurorit Ardian Braho, i dyshuar si i përfshirë në një afërë korruptive ka detyruar kreun e Prokurorisë së Tiranës që t’i japë një zgjidhje edhe vijimit të hetimit të dosjeve, të cilat ai i kishte në dorë.
Mësohet se 70 dosjet i janë shpërndarë 9 prokurorëve të njësisë task- forc të prokurorisë së Tiranës sipas një shorti.
Braho kishte në proces disa hetime të rendësishme si gjetja e pajisjes së përgjimit në paradhomën e zyrës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dosjen e kallëzimit të KLSH-së për dëmin prej 4 mln lekësh në buxhetin e shtetit nga kartëmonedhat e vjetra e të dala nga përdorimi, dosjen “Panama Papers”, ku po verifikohen disa biznesmenë shqiptarë për veprime të paligjshme financiare, si dhe një numër i konsiderueshëm dosjesh të tjera.
Pezullimi nga detyra i Brahosh shkakton vonesa në mbylljen e hetimeve për këto dosje. Prokurorëve që kanë marrë në dorëzim dosjet do t’u duhet kohë të njihen me materialet e hetuara dhe më pes t’i vijojnë ato për t’i plotësuar dhe dorëzuar në gjykatë.