☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,838 ▼ -2.18% ETH $2,682 ▼ -2.49% XRP $1.4843 ▼ -3.82% SOL $119.4700 ▼ -2.3%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – EBA: Incidenti në avionin e ”Flydubai”-t një akt terrorist

KAJRO, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Bashkëpiloti i një avioni të ”Flydubai”-t sulmoi kapitenin me një sëpatë emergjence dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe (WAM), duke cituar Prokurorinë Publike të Emirateve.

Sipas raportit, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe besojnë se incidenti i së mërkurës ishte një përpjekje për sulm terrorist.

Edhe qeveria izraelite e kishte cilësuar më herët incidentin si përpjekje për sulm terrorist, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se bashkëpiloti ishte indoktrinuar me ideologji islamike.

Hetimet nga autoritetet emiratase vijojnë për incidentin në fluturimin drejt Izraelit, ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë motivin e bashkëpilotit dhe nëse ai kishte lidhje me persona ose organizata të tjera.

Avioni i kompanisë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ”Flydubai” po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit të mërkurën kur ndodhi sulmi, duke bërë që avioni të humbiste ndjeshëm lartësi.

Piloti, shtetas indian, pësoi plagë të rënda, por arriti të hapte derën e kabinës, duke u mundësuar pasagjerëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit ta neutralizonin sulmuesin dhe të stabilizonin avionin.

Avioni kreu një ulje emergjente në Tabuk të Arabisë Saudite.

Bashkëpiloti, për të cilin burime izraelite thonë se është nga Omani, u dërgua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas një raporti të “Wall Street Journal”, duke cituar persona të njohur me çështjen, autoritetet e Omanit e kishin ndaluar më parë bashkëpilotit të fluturonte për shkak të shqetësimeve se ai kishte përqafuar qëndrime ideologjike radikale.

Edhe televizioni saudit “Al Arabiya”, duke cituar burimet e veta, raportoi se ai ishte ndaluar të fluturonte nga autoritetet omaneze dhe se dyshohet se ishte ndikuar nga ide ekstremiste gjatë qëndrimeve të mëparshme në Siri. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.