Pikantet e Vora-Tirana, ndeshja ku ndryshon kuptim fjala bardheblu, në tribunë shfaqet Daja
Pak tifozë ndoqën takimin në stadiumin e Vorës, ku të binte në sy mungesa e tifozerisë bardheblu “Fanatics”, por edhe ultrasit vorakë nuk ishin në atë masë të zakonshme, në një numër rreth 150 vetë.
Të dy presidentët kanë qëndruar bashkë në dhomën VIP të krijuar posaçërisht në stadiumin “Vora”, ku edhe kanë “qarë” hallet me njëritjetrin.
Të binte në sy prania e stafit drejtues të Elbasanit me presidentin, si dhe trajneri i skuadrës së Elbasanit, Glen Daja, që e ndoqën në tribunën qendrore tek zona e tifozerisë bardheblu.
Fanellat e skuadrave, duke qenë se Vora ishte vendase dhe mbajti uniformën bardheblu, kështu siç e quan dhe vetë ekipi vorak “jemi bardheblu”, detyroi që ekipi i Tiranës të dilte me uniformat e zeza në fushë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.