Kronika

Piloti i avionit të rrëzuar, i akuzuar për korrupsion

Guido Andrea Guidi, piloti italian 69 – vjeç që drejtonte avionin e rrëzuar ditën e sotme në grykëderdhjen e lumit Ishëm, nuk është emër i panjohur për drejtësinë italiane.

Në një dokument zyrtar të Gjykatës së Lartë të Kasacionit, të 23 Tetorit 2013, Guidi rezulton person me precendentë të mëparshëm penalë.

Piloti 69 – vjeçar, së bashku me një tjetër person, Rubino Edoardo, sipas këtij dokumenti, dolën para gjykatës pasi akuzoheshin për tentativë korrupsioni. Ata dyshohet se tentuan që në këmbim të parave të korruptonin një këshilltar teknik të Prokurorisë, për të siguruar një dokument fals.

Rasti në fjalë lidhej me një aksident ajror të ndodhur në aeroportin Linate të Milanos, më 1 Qershor të 2003 – it, ku një avion i kompanisë “Eurojet” u përplas me një depo industriale, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe të bashkëpilotit.

Pikërisht për këtë çështje, Prokuroria kishte caktuar një konsulent teknik. Një koleg i pilotit Guidi, Corrado S, punësuar pranë kontrollit operativ të “Eurojet”, e takoi konsulentin dhe i premtoi një shumë të madhe parashënë shkëmbim të hartimit të një raporti në favor të kompanisë ajrore.

Hetimet nxorrën se në këtë aferë ishte përfshirë edhe Guido Andrea Guidi dhe Rubino Edoardo.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button