Kronika

Plagos në gjumë më thikë bashkëshortin, arrestohet

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar të paktën 6 herë me thikë nga bashkëshortja e tij teksa ai ishte duke fjetur. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 03:00 të mëngjesit, shtetasja Rudina Basha, dyshohet se  ka goditur 6 herë me thikë, për motive të dobëta, në banesën e  marrë me qira nga ana e saj në qytetin e Ri-Bulqizë, bashkëshortin e saj Besnik Basha, 45 vjeç, lindur e banues në Dragu-Bulqizë, gjatë kohës që ai ka qenë në gjumë.

Pas marrjes së njoftimit  kanë shkuar menjëherë  shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e Policisë të shtetases së mësipërme.

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit të plagosur Besnik Basha, për armëmbajtje pa leje. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi në fshatin Dragu-Bulqizë,  ku si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Pushkë, model 63, së bashku me një kerhër me 10 copë fishekë,  të cilat i  mbante pa leje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button