☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,434 ▼ -2.58% ETH $1,832 ▼ -3.84% XRP $0.9655 ▼ -2.35% SOL $72.4600 ▼ -4.27%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Kosova

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

20-vjeçari dyshohet se u plagos vetë, pasi rrëshqiti në parking dhe arma iu shkrep; në çantën e tij u gjet edhe marihuanë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj. Policia është njoftuar rreth orës 03:40 se në një parking në rrugën “12 Qershori” ishte plagosur një person, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj, e më pas edhe hetuesit së bashku me Forenzikën Rajonale, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit. Është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Sipas veprimeve të para hetimore dhe këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, dyshohet se personi i plagosur, derisa po lëvizte në parking, ka rrëshqitur dhe gjatë rënies i është shkrepur arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e kishte në çantën e tij, duke e plagosur veten në këmbë.

Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt, i plagosuri F. J., 20-vjeçar, është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Gjatë kontrollit të çantës së të lënduarit, përveç armës së zjarrit, është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike marihuanë.

Rasti mbetet nën hetim nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Burimi: Indeksonline

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.