☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,404 ▼ -2.73% ETH $1,833 ▼ -3.96% XRP $0.9636 ▼ -2.75% SOL $72.3200 ▼ -4.59%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria çon në gjyq juristin e Kadastrës, akuzohet se i hapi rrugë tjetërsimit të pronës

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen hetimore të ngritur ndaj një juristi të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, çështja për juristin A.B është nisur pas kallëzimit të bërë nga administratorja e shoqërisë “Triumph Company”, Jonida Dusha.

Juristi A.B akuzohet se ka fshirë shënimin kufizues të kontratës së sipërmarrjes nga kartela e pasurisë nr. 138/19, zona kadastrale 3292, Selitë, Tiranë që kjo shoqëri kishte lidhur me pronarët e tokës për zhvillimin e pasurisë me sipërfaqe 3250 m² në Selitë për zhvillimin e pronës në dëm të shoqërisë.

Pronarët e tokës lidhën me shoqërinë ‘Triumph Company’ një kontratë sipërmarrjeje për zhvillimin e pasurisë, në të cilën përcaktohej se afati për realizimin e ndërtimit është tre vjet pas marrjes së lejes së ndërtimit. Kontrata është pasqyruar në dokumentacionin kadastral me shënim bllokimi në favor të shoqërisë “Triumph Company”. Shënimi siguronte pasqyrimin dhe mbrojtjen në regjistër të interesit kontraktor të shoqërisë mbi pasurinë objekt zhvillimi.

Nga aktet rezultoi se fshirja e këtij shënimi është kryer nga juristi i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë, pas kërkesës së pronarëve me pretendimin se shoqëria nuk e kishte zhvilluar pronën. Pas këtij ndryshimi pronarët e tokës nënshkruan me një tjetër shoqëri “Al Development” sh.p.k. një kontratë të re sipërmarrjeje për të njëjtën pasuri.

Nga hetimet rezultoi se pretendimi për moszhvillimin e pronës nuk përbënte provë të përfundimit automatik të kontratës. Afati trevjeçar i nenit 4 fillonte nga marrja e lejes së ndërtimit dhe jo nga nënshkrimi i aktit.

Kështu, juristi i ASHK-së nuk mund të zëvendësonte provën e zgjidhjes ligjore të kontratës me vlerësimin e tij mbi kohëzgjatjen e moszhvillimit të pronës. Sipas prokurorisë, fshirja ka cenuar interesin e shoqërisë “Triumph Company” sh.p.k. për ruajtjen e pozitës së saj të regjistruar dhe ka mundësuar vënien e së njëjtës pasuri në dispozicion të shoqërisë “Al Development” sh.p.k., nëpërmjet kontratës së re të sipërmarrjes.

Njoftimi i prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq juristin e ASHK-së për ‘Shpërdorim detyre’, fshiu shënimet kufizuese në kartelën e pasurisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.B., jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i akuzuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.6824, të vitit 2025, nisur mbi kallëzimin e një shtetaseje J.D. në cilësinë e administratores së shoqërisë “Triumph Company” sh.p.k., ky shtetas rezultoi se ka fshirë shënimin kufizues të kontratës së sipërmarrjes nga kartela e pasurisë nr. 138/19, zona kadastrale 3292, Selitë, Tiranë që kjo shoqëri kishte lidhur me pronarët e tokës për zhvillimin e pasurisë me sipërfaqe 3250 m² në Selitë për zhvillimin e pronës në dëm të shoqërisë.

Pronarët e tokës lidhën me shoqërinë ‘Triumph Company’ një kontratë sipërmarrjeje për zhvillimin e pasurisë, ku neni 4 përcakton se afati për realizimin e ndërtimit është tre vjet pas marrjes së lejes së ndërtimit. Kontrata është pasqyruar në dokumentacionin kadastral me shënim bllokimi në favor të shoqërisë “Triumph Company”. Shënimi siguronte pasqyrimin dhe mbrojtjen në regjistër të interesit kontraktor të shoqërisë mbi pasurinë objekt zhvillimi.

Nga aktet rezultoi se fshirja e këtij shënimi është kryer nga A. B., jurist pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë, të cilit praktika për pasurinë në Tiranë i është caktuar me short elektronik. Fshirja u krye mbi bazën e kërkesës e pronarëve me pretendimin se shoqëria nuk e kishte zhvilluar pronën dhe njoftimit noterial që kjo familje i kishte drejtuar shoqërisë për ndërprerjen e marrëdhënies kontraktore. Pas këtij ndryshimi pronarët e tokës nënshkruan me një tjetër shoqëri “Al Development” sh.p.k. një kontratë të re sipërmarrjeje për të njëjtën pasuri.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezultoi se pretendimi për moszhvillimin e pronës nuk përbënte provë të përfundimit automatik të kontratës. Afati trevjeçar i nenit 4 fillonte nga marrja e lejes së ndërtimit dhe jo nga nënshkrimi i aktit. Juristi i ASHK-së nuk mund të zëvendësonte provën e zgjidhjes ligjore të kontratës me vlerësimin e tij mbi kohëzgjatjen e moszhvillimit të pronës.

Shtetasi A. B., duke pranuar kërkesën e njëanshme të pronarëve dhe njoftimin noterial si bazë të mjaftueshme për fshirjen, ka hequr kufizimin pa bazën juridike që justifikonte këtë ndërhyrje. Fshirja ka cenuar interesin e ligjshëm të shoqërisë “Triumph Company” sh.p.k. për ruajtjen e pozitës së saj të regjistruar dhe ka mundësuar vënien e së njëjtës pasuri në dispozicion të shoqërisë “Al Development” sh.p.k., nëpërmjet kontratës së re të sipërmarrjes. Veprimi i shtetasit A.B. ka sjellë dëmtimin e interesave të ligjshëm të shoqërisë “Triumph Company” sh.p.k. dhe ka mundësuar disponimin kontraktor të pasurisë në favor të një subjekti tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.