Planifikonin të sulmonin komunitetin hebre, arrestohen dy persona në Britani
Policia britanike njoftoi se ka arrestuar dy persona në lidhje me një komplot të dyshuar terrorist që synonte komunitetin hebre në Anglinë veriore.Dy burrat, të moshës rreth 30 vjeç, u arrestuan të dielën në qendër të Mançesterit, ndërsa kontrolle u kryen edhe në Salford dhe Liverpool.
“Ky është një hetim proaktiv afatgjatë që ka çuar në ndërprerjen e asaj që ne besojmë të jetë një komplot për të synuar komunitetin hebre në zonën e Mançesterit të Madh”, tha në një deklaratë Vicky Evans, koordinatore e lartë kombëtare për njësinë e policisë kundër terrorizmit.Ajo tha se oficerët nuk besojnë se ka një kërcënim të vazhdueshëm, por Policia e Mançesterit të Madh tha se ka rritur operacionet e saj policore gjatë festave të ardhshme hebraike.“Jemi shumë të vetëdijshëm se ky lajm do të shkaktojë shqetësim të mëtejshëm brenda komunitetit hebraik, si dhe publikut të gjerë, veçanërisht duke pasur parasysh periudhën e rëndësishme të festave të mëdha hebraike”, tha Evans.
“Dua t’i siguroj ata se po punojmë jashtëzakonisht ngushtë me kolegët në Policinë e Mançesterit të Madh dhe partnerët tanë për t’u siguruar që po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur ata dhe publikun e gjerë të sigurt”, shtoi ajo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.