Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper�
Ditën e sotme, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndërsa BKH ushtroi gjithashtu kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa mbajti mbrëmjen e sotme fjalën e tij në Foltoren e Ripërtëritjes në Vlorë, foli edhe për kreun e SHISH dhe ish-drejtorin e Policisë, Ilir Proda.
Berisha e cilësoi Hysenin si ushtare të krimit të organizuar, ndërsa shtoi se të gjitha këto ngjarje janë bërë me urdhrin e Edi Ramës.
“Një regjimi në të cilin, marrim ditën e sotme, del se kreu i SHISH, që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, sigurinë e gjithanshme, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar.
I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat, paratë tuaja, të regjistrimeve, të filmimeve, të survejimeve për ata që kërcënonin rrezikun.
Ish-drejtori i policisë, që iu kontrollua banesa, gjendet me snajper superspecial në banesë, i blerë në funksion të sigurisë së qytetarëve, por kurrë një person të dhënë, i blerë për funksione të caktuara.
Pra, mund të vazhdoj gjatë e gjatë në këtë aspekt, por një gjë do t’u them, se çdo gjë që keni dëgjuar dhe do të dëgjoni për Belinda Ballukun, për Vlora Hysenin, për Ermal Beqirin, Ergys Agasin, në mënyrë absolute që të gjitha janë bërë nën urdhrat e Edi Ramës. Asnjë prej tyre nuk është bërë pa urdhrin e tij”, u shpreh Berisha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.