Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën
Komisioni i ardhshëm i Posaçëm për Reformën Territoriale, i cili pritet të ringrihet javën e ardhshme, nuk do të funksionojë më me parimin e paritetit mes mazhorancës dhe opozitës, raporton gazetarjae A2CNN Fjorela Beleshi.
Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se, sipas projektit të socialistëve, komisioni nuk do të ketë numër të barabartë anëtarësh nga pozita dhe opozita. Sipas të njëjtave burime, argumenti i mazhorancës është shmangia e mundësisë që opozita të bllokojë punën e komisionit.
Ringritja e komisionit të posaçëm pritet të bëhet pas miratimit të ndryshimeve në ndarjen territoriale, ndërsa puna e tij do të fokusohet te reforma e re territoriale dhe ndryshimet që pritet të pasojnë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.