☁️
Tiranë 28°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,512 ▼ -0.94% ETH $2,582 ▼ -1.97% XRP $1.3858 ▼ -1.77% SOL $108.5000 ▼ -2.78%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kosova

“Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi

Pas vizitave te familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është përballur me kritika në komentet e postimit të tij.

Një nga komentuesit, ka ngritur si çështje faktin se Hamza nuk kishte vizituar edhe familjen e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit.

“Vizitë e duhur në kohën e duhur, mbështetje morale ndaj familjeve të Thaçit, Veselit e Krasniqit, por për mendimin tim nuk është dashur të anashkalohet familja e Rexhes, andaj uniteti në këtë kohë është e domosdoshme!”, ka shkruar qytetari.

Hamza i është përgjigjur komentit duke thënë se edhe familjes së Rexhep Selimit i kishte shkruar dhe se pret që të takohen.

“Edhe familjes së z. Selimi i kam shkruar dhe besoj se, kurdo që ata të jenë në mundësi, do të takohemi!”, është përgjigjur Hamza.

Reagimi vjen pas vizitave të Hamzës te familjet e ish-krerëve të UÇK-së, vizita të cilat ai i ka paraqitur si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për familjet e tyre pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.