Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.73 ▼2.45%
ARI 4,383 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,578 ▲ +5.22% ETH $2,718 ▲ +5.57% XRP $1.4725 ▲ +6.75% SOL $115.5900 ▲ +6.91%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.73 ▼2.45 % ARI 4,383 ▼0.94 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.73 ▼2.45 % ARI 4,383 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Po na bëjnë presion”/ Banorët e Bërxullës protestojnë kundër qeverisë për pronat që ua merr rruga e re

Banorët e fshatit Bërxullë të Tiranës prej disa ditësh janë në protestë,  duke denoncuar sipas tyre grabitjen që u bëhet tokave ku kalon rruga e re Thumanë-Kashar e dhënë tashmë me koncesion.
Pas protestës në fshat ku u përpoqën të bllokonin rrugën që të çon në Rinas duke mos lejuar hyrjen e fadromave, sot ata janë mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata janë shprehur se janë pro ndërtimit të rrugës së re, por tokat e tyre të shpronësohen sipas tregut dhe të bëhet transparencë për projektin.

“Jemi pro ndërtimit të rrugës, por po shkelet ligji. Ne jemi pronar të tokave, nuk jemi fare të njoftuar dhe nuk ka asnjë lloj leje ndërtimi. Na bëjnë presione, mashtrojnë me çmime qesharake. Policia po ndihmon firmën hajdute që ndërton mbi tokat tona”- është shprehur një protestues.

“Nuk ka transparencë, nuk dimë as projektin, nuk ka as konsultim me banorët. Nuk e kuptoj sesi një firmë merr vetëm miratimin e projektit dhe del në rrugë ndërton”- shprehet një tjetër.

“Ne jemi prezantuar me shkresa zyrtare. Unë nuk e di kush e autorizon firmën që të zbresë në terren. Kuptohet që është direkt nga Ministria e Infrastrukturës”- thotë një tjetër.

“Nuk do ta lejojmë firmën të zhvillojnë aktivitetin. Ne nuk e dorëzojmë tokën se e kemi tonën me ligj. Shteti po kërkon të na grabisë tokën tonë”.

“Unë do e mbroj sipas ligjit dhe kushtetutës, të paraqiten me leje ndërtime, të më shpronësoje sipas tregut tokën dhe shtëpinë. Leja e ndërtimit aty del mbi pronën time. 40 vite e gjithë djersa, mundi dhe pasuria ime është aty”- thonë qytetarët.

Edhe pse protestojnë prej ditësh, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.