☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.62 ▲0.51%
ARI 4,186 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,750 ▲ +0.36% ETH $2,515 ▼ -0.06% XRP $1.3783 ▲ +0.78% SOL $108.1000 ▲ +0.07%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.62 ▲0.51 % ARI 4,186 ▲0.21 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.62 ▲0.51 % ARI 4,186 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Arte

“Poezi nën yje”, në Kalanë e Lezhës

Nën dritën e yjeve dhe mes mureve shekullore të Kalasë së Lezhës, vargjet poetike morën jetë në një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe letërsisë. Në ballkonin panoramik të kalasë, poetë, shkrimtarë dhe artdashës nga Lezha dhe zona të tjera u bënë pjesë e aktivitetit “Poezi nën Yje”, duke shijuar magjinë e fjalës artistike në një atmosferë unike.

Poezia u ndërthur me muzikën dhe verën, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese për të gjithë të pranishmit.

Pjesëmarrësit vlerësuan organizimin e kësaj mbrëmjeje, duke theksuar se aktivitete të tilla ndihmojnë në mbajtjen gjallë të traditës poetike që Lezha e ka kultivuar ndër vite.

“Takime të tilla poetike ndikojnë drejtpërdrejtë në kultivimin e shijeve sa më të estetke rreth poezisë”, u shpreh Marash Mirashi, poet.

“Lezha është atdheu im poetik dhe unë jam një lezhjan i natyralizuar. Kështu që, për mua, pjesa tjetër është një improvizim dhe të kalojmë sa më bukur”, tha Arti Lushi, poet.

“Lezha është poezi me vete dhe atë duam të kuptohet, që poezi rri shumë bukur në Lezhë kudo që të vendosesh. Nuk mbarojnë vendet ku mund të lexosh poezi në Lezhë”, tha Hekuran Koka, kryetar i Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja”.

“Është një gjë e bukur, një orë poetike…”, tha Viktor Gjikolaj, poet.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Lezhë, Keler Sufja, u shpreh se përmes aktiviteteve të tilla synohet të nxitet interesi i brezit të ri për poezinë, letërsinë dhe vlerat kulturore të qytetit.

“Të bashkohen për të nxjerrë jo vetëm sa më shumë aktivitete, por sa më tepër aktivitete cilësore që të tërheqim kryesisht brezin e ri drejt poezisë dhe drejt librit”, tha Keler Sufja, drejtor i Kulturës, Bashkia Lezhë.

Mbrëmja poetike, e organizuar nga Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Klubin e Letrave “Ndoc Gjetja”, zgjati rreth 90 minuta, duke u kthyer në një festë të fjalës artistike dhe të kulturës në zemër të një prej monumenteve më simbolike të Lezhës, siç është kalaja e qytetit.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.