⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.22 ▲1.37%
ARI 4,041 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,676 ▼ -0.28% ETH $2,048 ▼ -0.99% XRP $1.0576 ▼ -0.64% SOL $84.1200 ▼ -0.14%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.22 ▲1.37 % ARI 4,041 ▲0.27 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.22 ▲1.37 % ARI 4,041 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Politika

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar një ditë më parë në disa media online, pas një videoje të postuar nga deputeti Saimir Korreshi, ku pretendohej se në ambientet e Bibliotekës po glorifikohej diktatori Enver Hoxha përmes poezive.

Në një sqarim publik, LSHA thekson se videoja është nxjerrë jashtë kontekstit, duke shpjeguar se bëhej fjalë për një aktivitet letrar-artistik të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku ishin të pranishme edhe familje të persekutuara gjatë regjimit komunist.

Sipas sqarimit, aktiviteti mblodhi intelektualë dhe tenorë, ndërsa në fokus ishte historia e familjes Ngucaj, e persekutuar dhe e internuar gjatë diktaturës.

SQARIMI

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë ka organizuar një aktivitet letrar-artistik i cili mblodhi bashkë intelektual dhe tenorë. Familja Ngucaj janë familje e persekutuar dhe të internuar. Të vuajtur dhe të detyruar të largohen jashtë vendit ata shprehen se plagët e regjimit i ndjejnë edhe sot. Vajza e tij Flora shprehet me ironi të thellë sesi komunizmi jo vetëm i vrau gjyshin, i persekutoi si familje por i përdhosi ndjenjat deri sa u detyrua të recitojë një poezi për Enverin se në të kundërt i burgosej babai. Frika, tmerri dhe trauma e regjimit reflektohet edhe në poezinë e tij. Lutem portaleve dhe medias përtej dëshirës për klikime dhe vlera sipërfaqësore t’i kthejnë sytë në elementin thelbësor të medias: Vërtetësi e lajmit. (A2 Televizion)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.