Kronika

Pogradec, pranga inspektorit të degës së Tatimeve

Agjentë të policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga një inspektor të Drejtorisë së Tatimeve të Korçës.

Autoritetet lokale njoftojnë se arrestimi i inspektorit Mihal Nikola, 33 vjeç, u krye pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet në gjendje të dehur.

Autoritetet bëjnë me dije se ndalimi i 33-vjeçarit u bë në lagjen numër 1 të Pogradecit, ku u bë dhe sekuestrimi i automjetit të tij, tip “Nissan” me targë “AA 543 MH”.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedimin e inspektorit nën akuzën e “drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button